Thursday, September 24, 2015
















NDJENJAT E NJË DASHURIE .

Jam në pritje, këtë ti nuk e di,
Këtu në parkun e dashurisë sonë,
Ku u njohëm për herë të parë ne të dy, 
ku çuçurisnim ëmbël për jetën tonë...

Ti në ëndërr më vjen gjithmonë,
Buzët, në buzët e mia i mbështet,
Më përkëdhel e nga gjumi me zgjon,
Më thërret sërish të ecim bashkë në jetë.

Kur sytë hap avash, se mos të tremb,
Veten gjej të mbështjellë në krahët e tu,
Aroma jote më ngroh nga koka në këmbë,
Më rrëmben të tërën e në shpirtin më fundos...

Mbrëmjen tjetër, unë mezi e pres,
Le të më thonë se në ëndërr ishe ti,
A të jam shprehur se mes mijëra njerëzve,
Hapin ta dalloj, sikur ta hedhesh dhe në fshehtësi...

Vrapo, vrapo çdo çast drejte meje,
Çdo gjë në këtë botë ka për te vdekur,
Por vargjet kurorë për ty, do t’i le,
Të lexohen shekujve, të mbeten të paprekur.

Të lutem eja, të ecim dorë për dorë,
Të shkojmë në vise të largëta, të gjejmë qetësi,
Ku filluam jetën e thurëm ëndrra, në fshatin malor,
Të largohemi nga qyteti zhurmëmadh përgjithnji...

Ndoshta do të thonë, se jam e marrë,
Se këto dy dekada shpirtin tënd s’e lash rehat,
Po këto janë ndjenjat e një dashurie të pa parë,
Që më zhurisin shpirtin si llavë vullkani e zjarrtë...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane: 22/09/2015

No comments:

Post a Comment