Thursday, September 24, 2015









SI ZOGJTË NËPËR ÇERDHE CICËRUAM

Sa mirë paske qenë me fat, miku im...
Jeta është e bukur e nuk ka çmim...
Jetoje jetën, se vetëm një herë të vjen 
Por me mend, se veten në humnerë e gjen...

Më mirë këtë, minatorët në mend e kanë vënë,
Se në puse minierash shumë jetën kanë lënë.
Unë këtë e di mirë, se kam pasur fatin e zi,
Ime atë, para shumë vitesh, mbeti në galeri...

Ishte viti shtatëdhjetë, kur jetën e humbi,
Gëzimin në mes të gjithë familjes ia këputi.
Megjithëse vuajtëm, se ishim nëntë fëmi,
Heroina jonë, nëna, na rriti me dashuri...

Eh, ç’mi kujtove ato vite vuajtjesh fëmijërie,
Mua lotët më rrodhën, si rrëketë prej çatie...
Ndonëse pa baba, ne u rritem e familje krijuam,
Si zogjtë nëpër çerdhet tona, cicëruam...

poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Greece 04 /9/2015

No comments:

Post a Comment