Thursday, September 24, 2015















NJËZET VJET MË PARË...

Si sot e njëzet vjet erdhe, Kurban Bajram,
Po ti çuditërisht nga unë kurban kërkove
Dhe zemrën time ti rëndë e plagose, 
Njeriun më të shtrenjtë më more!...

Më le vetëm, i dashur, se ashtu e deshi fati,
E nga kjo jetë ti krejt papritur u largove.
Ndonëse të varrosa pranë familjes te fshati,
Jetën time ti krejtësisht e shkatërrove...

Pavarësisht se dy dekada kanë kaluar,
Unë prape e ruaj në gji atë zjarr për ty...
Kjo botë na qenkish shumë e trazuar,
Me mundim e djersë rrita tre fëmi...

Shumë veta më thonë, pse nuk bën urim,
prandaj vendosa t’i shkruaj këto vargje...
Dikush derdh lot, dikush ngazëllehet plot gëzim,
Jeta vazhdon, pavarësisht se ka shume halle...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane :24/09/2015















NDJENJAT E NJË DASHURIE .

Jam në pritje, këtë ti nuk e di,
Këtu në parkun e dashurisë sonë,
Ku u njohëm për herë të parë ne të dy, 
ku çuçurisnim ëmbël për jetën tonë...

Ti në ëndërr më vjen gjithmonë,
Buzët, në buzët e mia i mbështet,
Më përkëdhel e nga gjumi me zgjon,
Më thërret sërish të ecim bashkë në jetë.

Kur sytë hap avash, se mos të tremb,
Veten gjej të mbështjellë në krahët e tu,
Aroma jote më ngroh nga koka në këmbë,
Më rrëmben të tërën e në shpirtin më fundos...

Mbrëmjen tjetër, unë mezi e pres,
Le të më thonë se në ëndërr ishe ti,
A të jam shprehur se mes mijëra njerëzve,
Hapin ta dalloj, sikur ta hedhesh dhe në fshehtësi...

Vrapo, vrapo çdo çast drejte meje,
Çdo gjë në këtë botë ka për te vdekur,
Por vargjet kurorë për ty, do t’i le,
Të lexohen shekujve, të mbeten të paprekur.

Të lutem eja, të ecim dorë për dorë,
Të shkojmë në vise të largëta, të gjejmë qetësi,
Ku filluam jetën e thurëm ëndrra, në fshatin malor,
Të largohemi nga qyteti zhurmëmadh përgjithnji...

Ndoshta do të thonë, se jam e marrë,
Se këto dy dekada shpirtin tënd s’e lash rehat,
Po këto janë ndjenjat e një dashurie të pa parë,
Që më zhurisin shpirtin si llavë vullkani e zjarrtë...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane: 22/09/2015
















MALLI MË KA MARRË

Malli më ka marrë, si kurrë ndonjëherë...
Të pres të vish e në dritare rri përherë,
Pse larg me rri e për mua nuk mendon?... 
Ti kurrë mos e harro, dashurinë tonë!...

Shpesh mërzitem pse s’më shkruan letër,
Se kur jemi përballë, më shikon si asnjë tjetër...
Shikimi i yt si shigjetë e mprehtë më shpon.
Inat kam me veten pse të dua fort gjithmon’.

Kur më ngul shikimin, më verbon me dritë,
Udhëtoj kilometra, të të shikoj pak sytë,
Janë si kokërr ulliri, në ngjyrën kafe ...
E në zjarr, të thuash, për ty do të hidhem.

Ku do të të pres, më trego qysh tani!?...
Te stoli në park, kur ne uleshim gjithnji,
Apo në lokalin, ku bashkë kemi drekuar,
Aty buzë Shirokës, me lule gjelbëruar?...

Buna lozonjare, duket e qetë gjithmonë,
Kur del nga shtrati, përmbyt Shkodrën tonë.
Kalaja e lashtë e Rozafës, gji i jep të pi,
Që të gjallrojë përherë e jona dashuri...

Të pres aty kurdoherë, deri sa të jem gjallë,
Të vish me vrap e të me pushtosh me mall !...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane : 11/09/2015








SI ZOGJTË NËPËR ÇERDHE CICËRUAM

Sa mirë paske qenë me fat, miku im...
Jeta është e bukur e nuk ka çmim...
Jetoje jetën, se vetëm një herë të vjen 
Por me mend, se veten në humnerë e gjen...

Më mirë këtë, minatorët në mend e kanë vënë,
Se në puse minierash shumë jetën kanë lënë.
Unë këtë e di mirë, se kam pasur fatin e zi,
Ime atë, para shumë vitesh, mbeti në galeri...

Ishte viti shtatëdhjetë, kur jetën e humbi,
Gëzimin në mes të gjithë familjes ia këputi.
Megjithëse vuajtëm, se ishim nëntë fëmi,
Heroina jonë, nëna, na rriti me dashuri...

Eh, ç’mi kujtove ato vite vuajtjesh fëmijërie,
Mua lotët më rrodhën, si rrëketë prej çatie...
Ndonëse pa baba, ne u rritem e familje krijuam,
Si zogjtë nëpër çerdhet tona, cicëruam...

poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Greece 04 /9/2015
























SI ZGALEM, GATI PËR FLUTURIM

O dallgë kaltëroshe që përplasesh në breg,
Merre dhe zemrën time e larg ma shpjer!...
Aty ku shpirti im lëngon gjithmonë,
Aty ku trupin tim, ti ëmbël ma ledhaton...

Në vesh më pëshpërit se më dashuron,
Se me ëmbëlsinë tende mua më tundon.
Si një zgalem jam gati ngrihem në fluturim,
Për tek vitet e arta që më shkuan në amshim.

Pse kam kaq shumë qejf, vitet t’i kthej pas?
Pse harxhoj kaq kohë për nostalgjinë plot gas?
Pse s’shkëputem dot nga ty, pse zëri më jehon?
Dhe shpesh në gjumë tingujt më vijnë gjithmonë?

Enigmat do t’i zbërthesh tamam si një Pitagorë,
Ekuacioneve të jetës tu japësh zgjidhjen që u takon.
Më pëshpërit, se ke shumë punë, aty ku gjendesh ti,
Pasi jetën ma fale, kur bashkë ishim në aksidentin e zi...

Më thua, barrë të rëndë të lëshova në supet e tua,
Fëmijët t’i rritje të gëzuar, për vete dhe për mua...
Sepse ai fat i zi, ne na trokiti të dyve në derë,
Ndryshe zemrat tona s’do ndaheshin asnjëherë!...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Greece: 03/09/2015

















ME BRENGË NË SHPIRT...

Në burgun tënd dua të qëndroj,
E nga kjo botë dua të largohem.
Natë e ditë kjo tokë po lëngon, 
Kudo njerëz të mërzitur shikohen...

Emigruan shqiptaret nëpër botë,
po jabanxhi mbetën këtu e atje.
Fëmijët gjysmë shqip i dëgjoj,
në këto brigje të detit Egje...

Pse kështu, o bashkatdhetarë,
Kriza gjithmonë mbi ju peshon?!
Pa u mbyllur plagët piramidale,
koren plagës prapë ua zbulon...

Të papunë endeni nëpër Athinë,
halli si do vejë për tokat djerrë në atdhe,
Mbetën pleqtë vetëm në çdo derë,
Ata mezi ju rriten, ju mbetët atje!...

Malli për mbesat e nipat,
Zemrat ua përvëlon çdo ditë...
Një ditë do ikni nga kjo jetë,
Me brengë të madhe në shpirt...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Greece :29/08/2015
 —

















MOS ME LER TE VUAJ

Edhe po s’më deshe, mos më lër të vuaj, 
Pak nga pak ti shpirtin po ma merr... 
Nga heshtja jote jam e përvëluar, 
Dashuria ime për ty kurrë nuk do vdes...

Edhe po s’më deshe, unë prapë do të dua,
Këtë e ke dëgjuar shpesh e duhet ta dish,
Edhe në qoftë se vdes, dheu nuk me tret
Kurrë s’kam pranuar të jem për ty një ish.

E në qofte se pendohesh e mua më kërkon,
Ti e di shumë mirë ku mund të më gjesh,
Puthja jonë e parë, te parku në stol,
Do ngelet margaritar i ndritur mes nesh.

Edhe pse larg teje, në një vend të huaj,
Unë mendjen tek ty e kam e aty e mbaj.
E në breg të detit shumë e dashuruar,
Dashuria për ty ndrin kudo e në çdo skaj...

Edhe në qoftë se të thërras, nuk bëj gabim,
Se nga ty vetëm ditë behari mbaj mend,
E kur kishte rrebeshe me shi pa pushim,
Gjoksin tënd mburoje kisha në çdo vend.

Ty të vjen keq se s’të le rehat, me vargje,
shkruaj për dashurinë e ndoshta të brengos,
Por edhe kur shoh këtu ndonjë anije të madhe,
zemra më thotë, mendjen nga ai, mos hiq mos!...

POEZI LULJETA GJOSHA PASHOLLARI
GRECE :24/08/2015















BRENGA E PËRJETSHME

Brenge të kam përjetë,
Dashuria ime e shenjtë...
Në zemër me shkronja ari u skalit, 
Malli për ty shtohet përditë...

Brenda në trupit tim jeton,
Ndenjen e bukur si gjithmonë,
Zoti po të me pyeste mua ,
Për ty jetën e kisha dhuruar.

Ty të kam si tatuazh në zemër,
Në atë fole s’ka vend për tjetër,
Forca që gjallë më mban,
Janë vetëm fëmijët tanë...

Në ëndrrat e mia, ti vjen shpesh
Me thua se prapë më dashuron,
Më ledhaton e më kërkon ndjesë,
Që fati i keq na ndau përgjithmonë...

Në shpirt më vjen si një titan,
Unë drejt teje bëhem uragan,
Krahë hapur si një shqiponjë,
Dua nga jeta mizore të të mbroj...

Po kur unë sytë hap në çdo anë,
Boshllëkun e dhomës kam pranë,
Atëherë të ndjej nën lëkurë,
Më shumë sot se kurrë...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Grece : 20.08.2015


















E BUKURA LOZONJARE

E bukura ime, moj lozonjare,
në valët e detit si shtojzovalle,
Rrëshqet mes dallgëve si një sirenë, 
Gjithë bregun e detit e le pa mend.

Në ëndrra shpesh vija tek ty ,
e lodronim së bashku te dy,
Të puthja në faqe, si i lebetitur,
gjersa nga gjumi çohesha i tronditur.

Por nga kjo ëndërr nuk shpëtoj dot,
Dashuria për ty më ka rënë në koke,
Dhe po vazhdova të vuaj për ty,
Do vyshkem do thahem për ata sy.

Dua që mbi dallgët e detit të lodrosh,
Stërkalat te njomin trupin tënd bukuroshe,
Si një trëndafil plot petale të çelesh ti,
Aroma jote të përhapet në gjithësi.

Çapkënia ime, moj sy larushe,
Ke çelur si manushaqe mes gëmushe,
Të shpërndash aromën në çdo vend,
Të gjithë njerëzit të m’i lësh pa mend.

Natën kur hëna në qiellin të ndrit
Shkëlqimin tënd mos ta venit,
Yjet të zbresin në supet e tua
Si margaritar supet për t’i ndriçuar.

I zgjata duart të pushtoj pa fjalë,
Po ti më rrëshqite porsi ngjalë,
Dua të mbështjell me krahët e mi,
Të notojmë të dy në përjetësi...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Greece :23/ 08 /2015

















DUA TË MBJELLIN DAFINAT E SHPIRTIT...

Dua ta puth hënën që më ngjason me ty,
Dua te shkrihem e tera në ndenjën dashuri,
Dua të gëzoj gjithçka që më fal qetësi, 
Dua, natyrisht, dikënd që më ngjason me ty...

Dua netët e bukura, që ne bashkë kaluam,
Dua dashurinë të mbjellim në tokë të bleruar,
Dua të heq gjithë paragjykimet nga njerëzit mediokër
Dua që të ardhmen ta rregullojmë në çdo votër...

Dua që njerëzit njeri- tjetrin ta shikojë më mirësi,
Të mbjellim tufat e luleve për dasma e miqësi,
Të mbjellin dafinat e shpirtin ku të prehet qetësia...
Që të mbretërojë në këtë jetë vetëm dashuria...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari.
Greqi :19.08.2015


















NË BRIGJET E LARGËTA

Është e qetë nata sonte,
Mes saksive një lule rri,.
me shndrinë si një yll 
Shpirtit tim i fal qetësi...

Diku larg luhet muzikë,
Ëmbël vjen në veshët e mi
Ajo më fton në krahët e tu
E më puth gjithë dashuri...

Ç’është kjo ndjenjë që me pushtoj,
Larg në këto vise të panjohura,
Buze detit në brigjet ku pushoj,
Dallga puth lehtë trupin tonë...

Me përkëdhel plot dashuri,
Në të gjithë qenien time.
Atje tej pulëbardha vallëzon
Në dallgët e detit me llastime...

Ditët e nxehta të fundgushtit,
E ç’po ma djegin shpirtin tim ,
moj e bukura hënë mes prushit,
Të lutem falma mua freskinë.

Falma zemrën e artë si diell
Se pa ty unë nuk rroj dot,
Moj zeshkania sybojëqiell,
Jeta pa ty më duket e kotë...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Greqi 18 .08 .2015


















U BËRE BUSULL NË JETËN TIME

Ky i nxehti gushtit na përvëloi,
Të gjithë vendin anembanë,
Në dritare një zog më cicëroi, 
Këngën e tij më derdhi si ujëvarë...

Trokiti gëzimi në shtëpinë time,
Dhe jetën befas ma ndriçojë,
Shpirti im i trazuar me dallgëzime,
Nga gëzimi i ri më fluturojë...

Fluturoi në viset e largëta,
Haberin e gëzuar tek ty dërgoi,
të njoftojë se u ngroh vatra,
Trashëgimia do të vazhdoj...

Me dhimbsesh se Ti s’gëzove,
S’provove këtë ndenje margaritar,
Dhe jetën larg nesh vazhdove,
Kur të pres te vendtakimi i parë;

Se kam shumë për të të treguar,
Ty që zemrën time ta kam falë,
Në këtë jetë, ku vetminë kam duruar,
Pak kam qeshur e shumë kam qarë...

Ja, filluan rrebeshet e gushtit,
Shtrëngatat mbuluan anembanë,
Por një shkëndijë drite u lëshua
Horizonteve shpërtheu fishekzjarrë...

Ishe ti, o ylber vezullues,
Që lotët e syve m’i ke tharë,
U bëre busull në jetën time,
Me dashurinë për ty, o engjëll i rrallë...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane :13.08.2017
























DY DEKADA PO TË PRES !

Kthema zemrën, kthema qetësinë,
Pëshpërit fjalët e ëmbla që më thoshe,
Kthema sërish të shtrenjtën, dashurinë, 
Se zemrën time shumë e brengose...

Kthemë gjithçka që more me vete,
E për mua nuk pate aspak mëshirë,
Kthemi ato puthjet, si mjaltë blete,
Ato që e mbajnë gjallë dashurinë...

Kthemë të lutem kthemë qetësinë,
Se të pres përherë e në dritare po rri...
Një yll po ndrit më shumë gjithësinë
A mos vallë, ai yll vezullues, je ti?...

Pse me shpirtin tim po luan ndryshe,
U bënë dy dekada, që s’të shikoj.
Me premtove se s’do më braktisje,
Ku shkuan premtimet, apo ishte lojë...

Kthemi të gjitha që more me vete,
Kthemi se ato të tëra më duhen mua,
Pa ty nuk kam më qetësi jete,
Se dashuria më tepër më është shtuar...

Kthemi pra të gjitha, apo s’më dëgjon!
Luan me mua sikur je kthyer në fëmi...
Dashuria për ty më shumë po më mundon,
Në zemrën time s’ka vend për tjetër njeri...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane :11.08.2015


















JETA IME...!!!

Agojë dita ,lindi dielli,
Sot te unë erdhi ylberi,
Që ndricoj anë e mbanë,
Nëna Lulit për një cast zemra ju ndalë...

Po ju njoftoj o miqt e mi,
U bëra me nipë të ri,
Po ky gëzim është i vecante,
Im birë sot u bë me djalë...

Përse lotët më buruan,
Një dorë e vogël mu afrua,
Nënë ,nënë mos qajë ti ,
Më kë mua pranë ,ke gjithe botën ti...

Zemra ime mos u mërzit,
Këto janë perla për ty o flori,
Nëna nga gëzimi qanë ,
Brez pas brezi do kemi trashëgimtarë...

Sot për mua ditë e vecantë,
Haberin dua ta shpërndaj në c'do skaj,
Me jetë gjatë o zemra ime,
Në jëtën tënde pac vec gëzime...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 06/08/2015 ora 9:00


























OH, SA MË MUNGON !

Më mungon komunikimi që kishim të dy,
Më mungon fjala jote e ëmbël në telefon,
Më mungon aq sa ti nevojën time nuk ma di, 
Me mungojnë pëshpërimat e zjarrta në dashuri.

Më mungon qenia jote, oh, sa më mungon,
Më mungon aq shumë, sa zjarri gjirin ma përvëlon,
Më mungon ëmbëlsia e shikimit të çiltër në ata sy,
Më mungon aq, sa s’di si ta shuaj zjarrin në gji...

Më mungon kudo prania jote, më mungon,
Në festa e gëzime, ku shkonim gjithmonë,
Ditët e bukura kur ne ishim me pushime,
Sa herë vjen behari, mbushem me trishtime.

Ditët e nxehta buzë detit, kur ne shkonim,
E fëmijët tanë si zogj në degë ciceronin,
Notonin nëpër dallgët e afër ju qëndronim,
E zemrat tona nëpër gjokse na gufonin...

Ku je tani, pse kaq larg nesh ti po qëndron,
Nuk të ka marre malli, me ne jetën të vazhdosh?
Fëmijët u rriten e ndërtuan çerdhet e tyre,
Zemra ime e vetme të pret nëpër takime...

Jeta për ne të dy u tregua krejt e padrejtë,
Vitet ikin e ndoshta do me largohesh në kujtesë,
Por jo, jo, ti je skalitur thellë në kujtesën time,
E zemra ime si një zgalem do të vijë në ato vise.

Të fluturojmë të dy nëpër ata qiej të lirë,
Të çucurisim në vesh fjalët e dashurisë,
Të kujtojmë ato vite të arta që jetuam bashkë,
Të shëtisim buzë detit, gjersa dielli të lindi prapë..

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari