Saturday, June 27, 2015


















KËTË BOTË TË TRAZUAR, SI DO TA NDREQIM

Ikin ditët një nga një dhe rrjedha e jetës na merr.
Takon shpesh njerëz, që dimrin ta kthejnë në verë,
Të paktë janë njerëzit e sinqertë dhe kjo gjë të çudit, 
Ka kllounë të ikur nga cirku i jetës që shpirti s’po u ndrit.

Ka dhe nga ata që shtiren e të hiqen sikur i ke mik,
Por mund të të hapin gropën përditë nga një çikë.
Ata duan nga shoqëria të marrin më shumë nga ç’japin,
Dhe kur ti ua kupton hilet, si breshkat e ndalin vrapin.

Pastaj ankohen edhe lotojnë që ti t’i besosh prapë...
Jo, jo, or pseudo miq, se vigjilenca jonë u ndjek në çdo hap.
Por pasi këta tipa negativ, nga rruga jonë s’po i heqim,
Vallë këtë botë kaq të trazuar, si do mundemi ta ndreqim?!...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 26/06/2015

No comments:

Post a Comment