Friday, June 12, 2015



















PSE MĚ THUA QĚ TĚ DUA

Pse më thua që të dua
Kur e mbylle zemrën tënde
Dhe largë meje ti më rri,
Vec në ëndërr ti më ende.

Të kam trokitur a nuk e di!
Dhe në gjunjë po të lutem
Që të ndez një zjarr të ri,
Dhe të clodhem zemrës tutje.

Çfarë mund të bëj a ke pyetur ?
Shpesh më thua se të dua,
A beson se më ke mbytur,
Ti më fletë asgjë s'më thua.

Çfarë s'ke thën për syte e mi,
Si dhe unë per buzët e tua.
Kur pran meje ti nuk rri.
Megjithë mëkatin une ty të dua...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
 Tirane  09 /06 /2015

No comments:

Post a Comment