Sunday, June 7, 2015














PA TY KJO JETË MË DUKET BOSHE
Pse e kërrusur shpina jote,
Sikur ka një mal me hidhërim,
Mos është dhimbje, a mëkat, 
Që ke harruar ti dashurinë?!...
Kam nevojë për frymën tende,
për gjymtyrët, mishin e synë ,
Me lëkurën e trupave tanë,
Të mbështjellim dashurinë...
Kam frikë të them të dua,
Se larg teje shumë po vuaj,
Zemrën ma ke përvëluar,
Vallë do ketë mjek për mua?
Ndonëse larg, jemi të dy,
Të rrahurat e zemrës t’i ndjej,
Dhe fryma jote më ledhaton,
Në gjoksin e ëmbël më vjen.
Trupi më dridhet, gjakun më zien,
Hajde i dashur, hajde Ti,
Mallin për ty s’po e shuaj dot,
Largësia më vret në vetmi...
Kjo botë më tej më duket boshe,
S’dua të jetoj pa dashurinë tonë .
Netët pa ty më duken humnerë,
Pritja e gjatë, më shkatërron.
Dora jote, flokët m’i përkëdhelte,
E me to luaje sikur ishe fëmi,
Me krahët e tua më pushtoje,
Me afshe malli dhe dashuri....
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 07 /06 /2015

No comments:

Post a Comment