![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEiyinWPS5FVyAvjnZrie_bwnCJ3POGGDB-moZregYIjDBs4MpwD4mqyhtQRUKyWiNBEgDPToLBQUr0gu7L7kkpYX7n5wV8kuHzyaEPgtoDHptg1uiHVPcEisrUihxOBE5Nz2KS0wNkJi5DA/s320/POEZI+NGA+LULI++SA+ME+MUNGON+FJALA+JOTE.jpg)
SA MË MUNGON FJALA JOTE
Sa më mungon fjala jote, vetëm ajo më qetëson e s’më le bosh,
Sa kam nevojë të më përqafosh, mërzinë time të ma largosh,
Sa shumë e ndjej vetminë, që ma kthen gëzimin në hidhërim ,
Sa më mungon, sa më mungon, si do ta largoj këtë trishtim?!...
Thonë se dhe Hëna jeton vetëm, gjithashtu edhe dielli,
Jo, nuk është e vërtetë, se janë bashkë në gjithësinë e qiellit’
Yjet u sillen rrotull, duke i puthur ato në gushë, si jo më mirë,
Kurse unë e ti në dy botë të ndarë, unë krejt në shkretëtirë...
Ti në dritën parajsore, ndërsa unë në terr, lundrojmë të ndarë,
Ti në botën e drejtë, unë në të gënjeshtërt e pushtuar nga një zjarr,
Zjarri i dashurisë për ty, më djeg dëshirën të jetojmë të dy bashkë,
Nga kjo jetë gënjeshtërt të largohem, sa më parë të dal jashtë...
Lutjet e mia pse nuk i dëgjon, pse e bëre zemrën gur?!
Vallë, rrugën kush ta preu, që më le në pritje në këtë mur?
Zjarrin që ndezëm bashkë, përse e fike, e me ke harruar?
Jo, jo, nuk më largon dot, se unë si krisje të kam pushtuar!
S’dua të thur gjithmonë vargje për ty, por mendja tek ti më rri,
Dua mërzinë ta tres e diku tutje të ndez një zjarr krejt të ri,
Por, jo, jo, këtë nuk e bej dot, se zjarri yt nuk është shuar,
Është kthyer në vullkan e gjithë shpirtin tim e ka përvëluar...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 20/06 /2015

No comments:
Post a Comment