Saturday, June 27, 2015





















PËR TY S’DI Ç’TË SHKRUAJ MË PARË

Ndoshta të kam thënë se për mua ishe gjithçkaja
Apo jam shprehur se të kish dërguar perëndia,
Se mes nesh elementi lidhës nuk ishte paraja, 
Por çdo ditë më shumë të kristalizohej dashuria...

Mundohem të shkruaj për ty, por ç’të shkruaj më parë,
Se ishin aq të shumta gjurmët që le në përjetësi...
Ti përherë më pushton ndjenjat sa bëhem si e marrë,
Dhe lodroj ende në krahët e tu, siç lodron një fëmi...

Prandaj i dua vargjet, ndonëse shpesh janë të brishta,
Madje as një presje të mos u lëvizë vargjeve të mi,
Ato për mua janë shprehje shpirtërore të fildishta,
Janë përmbajtja e plotë e dashurisë pa fund për ty.

E dua këtë jetë, kështu siç në pjesë më ka rënë,
Ndonëse detyrën si prind s’e kam përfunduar,
Pavarësisht se ditët e mia, në veprim i kam vënë,
Mendoj se oksigjeni jetësor për mua ka mbaruar...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane  24/06 /2015

No comments:

Post a Comment