Friday, June 12, 2015













DUA TË NDJEJ FRYMËN TËNDE
Dua të shtrihemi në një shtrat
me petale trëndafili, të buta,
të përkëdhel, të puth çdo natë
nga koka, te këmbët, te shputat.
Ëmbëlsisht të mbështetem tek ty,
trupat pranë e pranë, shtrënguar
të digjemi, në afshin e dashurisë,
të lundrojmë në ëndrra përqafuar.
Dua të ndjej ende frymën tënde,
të ngrohtë mbi shpatullën time,
ndërkohë trupat tanë të enden,
në kulmin e kënaqësisë intime...
Pastaj mes emocionesh të forta
që di të m’i falësh vetëm ti...
do të bëj të shkrihesh i tëri...
zemrat tona të rrahin në lumturi.
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 10 /06 /2015.A

No comments:

Post a Comment