Friday, July 17, 2015



















TI NUK E MERITOJE KËTË HIDHËRIM
Dedikim : Valon Esati

Ç’u bënë fotot e tua të bukura,
Ç’u bë gëzimi që rrezatoje ti?... 
Vallë ndonjë të mori mësysh,
Që na përcjell tani këtë fotografi?...

Ç’pate o zot, që na e trazove,
Apo engjëllin për vete e kërkove,
Mikes sime zemrën ia përvëlove,
Dhe lotët e saj si krua i mblodhe?...

Tani kur profilin tënd e pashë,
S’jam mësuar të të shikoj në zi.
Të qeshur e gazmore, si dikur
Kjo foto nuk më ngjason me ty...

Perse Zote lëshove atë vetëtimë,
Dhe shkatërrove gjithë shtëpinë e saj,
Perse s'mendove se ajo është nënë,
Pse ja helmove gjakun në çdo s’kaj?...

Mikja ime e paharruar, Gjevrie,
Nga Tirana të dërgoj ngushëllime,
Ti nuk e meritoje këtë hidhërim,
Që bashkë me ty, hidhëroj dhe shoqërinë...

Gjersa ti pranë tij të shkosh,
Zemra jote gjak do të kullojë...
S’ka asnjë fjalë që të ngushëllon,
Zot, asnjë nëne mos ia ço ta provojë!

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 23 /06 /2015
 —

No comments:

Post a Comment