![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEinOaKPKBOrZ2c4wjUfHi_rIFEKMc0urOzqa2N5g0Gh9-IqbAziqoa8MY2rL3fUnasMAVYlfgykvsVJAO7sNnVqu9idt2oU-oelH9nIWqJC6LMlbHEjZSGIC4GM6-IVLMSdIMytq9dvDnrd/s320/POEZI+NGA+LULI+DUHET+VENDOSUR+PIKAT+MBI+I.jpg)
DUHEN VENDOSUR PIKAT MBI “i”
Sa i vlefshëm je, ti maja e lapsit,
Me ty kam shkruar shume poezi,
Shumë letra dashurie gjithashtu,
Dhe shpirtrat kam pikturuar bardhezi...
Me ty këto ditë kam shkruar ,
Dhe dhimbjen shkaktuar në Dukagjin,
Nga një i ri që na ka turperiuar,
Ndonëse kombin tonë s’e përfaqëson ai...
Nga të gjithë poetët e vjetër e të rinj,
Shumë dhimbje lexova për këtë krim
Shume shkruanin për besën e shqiptarit,
Po besën e kombit mos e vini në diskutim...
Në gjithë rruzullin ndodhin këto "çudira"
Po gishtin mbi kombin tonë, s’e vë asnjeri.
Jo vetëm këtu nënat mbajnë në bark sadista,
Prandaj, kujdes kur mbushni fb. me poezi...
U hapem si vaji ne lakra, se donim demokraci,
Po demokracia nuk është kurrë si kjo, anarki.
Kujdes drejtësia shqiptare, se rregulli varet nga ju,
Me peshoren që keni simbol, vendosni pikat mbi i...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 07/07/2015

No comments:
Post a Comment