Friday, July 17, 2015















NUK DUA TË SHOH LOT NË SYTË E TU !

Ke lindur yll, e yll do mbetesh
Dhe shkëlqimi nuk të venitet.
Në qiellin e largët do të ngjitesh,
Atje ku engjëjt kërkojnë shtigje...

Dhimbja ty do të të lodhë,
Por një gjë ta kesh të qartë,
Sa më shumë vdekjen të kërkosh,
Ajo sa të shikon, ikën me vrapë...

Ajo fytyra jote engjëllore,
Rrëzëllit e vezullon si margaritar.
Kur i linde trimat shumë u gëzove
Po ylli i vogël i mamit, s’pati fat të mbarë...

Nuk e di, po kur komunikoj me ty ,
Muza ime shumë larg më vajtka,
Do të shtegtoj si një dallëndyshe,
Për të ardhur tek ty ,të të puth me lajka...

Sikur dhe bija ime ti të ishe,
S’do më dhimbte shpirti më shumë.
Natë e ditë kërkoj të gjej shtigje,
Ta largojë dhimbjen, deri në gjumë...

Sikur ti të mos më thërrasësh,
Dhe brenda të mos me qasësh,
Nuk e japë shpirtin dhe nëse vdes,
Engjëllin tënd të vogël ta përshëndes...

E pra, ma dëgjo tani fjalën
E mbi kokën e Vetonit lot mos lësho!
Lute zotin ta hedhë këtë provim
Se kështu dhe vëllanë e ngushëllon...

Nuk dua të shoh lot në sytë e tu,
Se një mision zoti të ka caktuar,
Lutu me gjithë shpirt natë ditë,
T’a kthejë Vetonin në shtëpi si dritë...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 16/07/2015

No comments:

Post a Comment