Friday, July 17, 2015

















KU JE, O YLLI I NËNËS
Dedikim :Valon Esati

Dashuria e zjarrtë djeg të vjetër e të ri,
Edhe unë gabova kur dashurova një njeri, 
Babait i ra si bombe e kete nuk ma fali,
Panvarsisht qe iu luta, me lotë në sy...

Pse baba aq rëndë mua më dënove ,
e më ndave nga nëna e shtrenjtë ti,
Aq sa kur erdha ajo nuk më njohu ,
po me emrin tim në goje dha shpirt!?

Dashuria është e bukur kur kristalizohet ,
po babai i fëmijëve, ndenjën time shpërdoroj,
E unë u lidha me djemtë, që prej tij më shpëtuan,
por ç’edo, fati i zi këmba këmbës me ka gjurmuar.

Të dy trimat e mi bukurosh i rrita me pekule.
Valoni ne Amerikë për një muaj merrte diplomë,
Po jetën e pati të shkurtër, aksidenti e sakrifikoi,
Zemra ime e copëtuar e di, këtë helm si e duroi.

Ku je ylli i nënës, që drita jote s’po më ndriçon?
Hajde të bëjmë ca shaka, siç bënim gjithmonë,
E, tani në Amerikë te shkolla jote t’u afrova,
Një nga një me radhë shokët e tu i përqafova.

Ata me lot në sy më tregonin për ty me dhimbje,
S’i ktheva krahët bankës ku ti rrije ulur në mësime,
Një shpresë më mbante dhe as tani nuk e besoj,
Më duket sikur në oborrin e shkollës prapë do të takoj.

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 13/07/2015

No comments:

Post a Comment