Friday, July 17, 2015




 















NË GJOKSIN E JETËS ME VEZULLIME PRARUAR

Sa e vështirë qenka udha e jetës,
Sa shumë pengesa kam kaluar!...
Në xhunglën e saj jeta më merr, 
Më thotë, me ty jam dashuruar...

Por shumë të panjohura paska jeta ,
Eci e sa mistere paska muaji e viti!...
Më përqafo, nga krahët mos më lësho,
në vullkanin tënd më daltë shpirti!...

Më lër të prehem në krahët e tu,
Në labirinthet e tua ku të më çosh,
Dua shtigjet e reja për t’i zbuluar,
Dhe këtë brengë të ma largosh...

Eh, moj jetë e kurnace e ziliqare
pse nuk më merr në viset e tua,
Dua dhe unë gjithë gëzimet t’i jetoj,
Në gjoksin tënd me vezullime praruar...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari

No comments:

Post a Comment