Wednesday, August 5, 2015
















LESHVERDHA NË BREG TË DETIT

Ditët e nxehta të korrikut,
Afshi i ajrit afrikan të djeg,
Ti leshverdha në breg të detit,
Me shikimin tënd si saç më djeg...

Nëpër rërën e bregun e detit ,
Më lodron si shtojzovalle,
Me mua pse loz, moj bukuri,
E harrove dashurin e parë fare...

Hapat e lehtë i hedh drejt detit
E noton e shkathët si një sirenë,
më dalldise mua të shkretin,
Gjaku në damarë me zjenë...

Në bregun e avullt qëndroj vetmuar,
Të gjithë rrotull më duken mister.
Rëra, dallgët, dielli duke perënduar,
Aromës tënde i thonë eja na përkëdhel.

E përvëlove krejt shpirtin tim,
Kur zhytesh nëpër valën e kaltëruar,
Në krahët e tua, dua të zhytem,
Aty më daltë fryma e shpirti mua ...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari

No comments:

Post a Comment