Wednesday, August 5, 2015
THIRJE GJEVRIES
U tundë mali u tundë qielli,
perse sot s'lindi dielli
Që ndriconë anë e mbanë ,
Që cuditi tërë dynjanë...
Nuk është parë e nuk është dëgjuar,
Që një famije është duke u shuarë,
Shteti kosovës kur dëgjojë ,
Delegacionë në Texsas dërgoj...
E dërgoi për miken time
Është vetëm por është trime,
thirjen e kombit kur të dëgjoj,
Nga gjumi i rëndë do ta cojë...
Cou mike se ke shumë punë,
Pse të ka zënë ai gjumë ,
Ndoshta dhimbja të plogështoj,
Po të vjenë vëllai më taborë...
Zërin e tij kur të dëgjosh,
E zoti do bëjë mrëkulli,
Ty nga gjumi do të të cojë ,
E ai do eci me këmbët e tij...
Cou mike se bëre mirë,
Ke Vetonin në krevat shtrirë,
Ai të kërkon me sy,
Ne e gënjejme se je në Kosov ti...
Se detyra të ka kërkuar,
Mos e dhëntë zoti, mos Valoni të pret i malluar,
Coi haber se Vetoni është shëruar,
Dhe të dy jetën keni për të gëzuar...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 19/07/2015
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment