Wednesday, August 5, 2015


















RIKTHIM NË VENDLINDJE

Erdha prapë në rrugicën time,
ashtu si disa vite me parë,
ku më lidhin mijëra kujtime 
me shoqet e shokët fillestar.

Rikthehem në vendlindjen time,
Sa herë kur dikush jetën ndërron,
Te gjithë të njohurit kanë shtegtuar,
Për një jetë më të mirë në Evropë.

Në shtëpinë time, ku u linda,
Aty tani nuk jeton asnjeri.
Dikur qyteti gumëzhinte si drita,
Sot është kthyer në varfëri...

Ndjenja nostalgjie më rizgjojnë vitet,
Me kujtimet e arta të fëmijërisë,
Shushurima e Vjosës që bregun vadiste,
Me sjell ndërmend kohën e zjarrtë të rinisë.

Endem si hije në rrugët e qytetit,
E vetme, zbraztësia si mantel me pushton,
Atje tej një melodi dëgjohet mbyturazi,
Për gjallërinë që ka humbur ajo vajton...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 25 /07 /2015

No comments:

Post a Comment