Wednesday, August 5, 2015
















LESHVERDHA NË BREG TË DETIT

Ditët e nxehta të korrikut,
Afshi i ajrit afrikan të djeg,
Ti leshverdha në breg të detit,
Me shikimin tënd si saç më djeg...

Nëpër rërën e bregun e detit ,
Më lodron si shtojzovalle,
Me mua pse loz, moj bukuri,
E harrove dashurin e parë fare...

Hapat e lehtë i hedh drejt detit
E noton e shkathët si një sirenë,
më dalldise mua të shkretin,
Gjaku në damarë me zjenë...

Në bregun e avullt qëndroj vetmuar,
Të gjithë rrotull më duken mister.
Rëra, dallgët, dielli duke perënduar,
Aromës tënde i thonë eja na përkëdhel.

E përvëlove krejt shpirtin tim,
Kur zhytesh nëpër valën e kaltëruar,
Në krahët e tua, dua të zhytem,
Aty më daltë fryma e shpirti mua ...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari

















RIKTHIM NË VENDLINDJE

Erdha prapë në rrugicën time,
ashtu si disa vite me parë,
ku më lidhin mijëra kujtime 
me shoqet e shokët fillestar.

Rikthehem në vendlindjen time,
Sa herë kur dikush jetën ndërron,
Te gjithë të njohurit kanë shtegtuar,
Për një jetë më të mirë në Evropë.

Në shtëpinë time, ku u linda,
Aty tani nuk jeton asnjeri.
Dikur qyteti gumëzhinte si drita,
Sot është kthyer në varfëri...

Ndjenja nostalgjie më rizgjojnë vitet,
Me kujtimet e arta të fëmijërisë,
Shushurima e Vjosës që bregun vadiste,
Me sjell ndërmend kohën e zjarrtë të rinisë.

Endem si hije në rrugët e qytetit,
E vetme, zbraztësia si mantel me pushton,
Atje tej një melodi dëgjohet mbyturazi,
Për gjallërinë që ka humbur ajo vajton...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 25 /07 /2015

















THIRJE GJEVRIES

U tundë mali u tundë qielli,
perse sot s'lindi dielli 
Që ndriconë anë e mbanë ,
Që cuditi tërë dynjanë...

Nuk është parë e nuk është dëgjuar,
Që një famije është duke u shuarë,
Shteti kosovës kur dëgjojë ,
Delegacionë në Texsas dërgoj...

E dërgoi për miken time
Është vetëm por është trime,
thirjen e kombit kur të dëgjoj,
Nga gjumi i rëndë do ta cojë...

Cou mike se ke shumë punë,
Pse të ka zënë ai gjumë ,
Ndoshta dhimbja të plogështoj,
Po të vjenë vëllai më taborë...

Zërin e tij kur të dëgjosh,
E zoti do bëjë mrëkulli,
Ty nga gjumi do të të cojë ,
E ai do eci me këmbët e tij...

Cou mike se bëre mirë,
Ke Vetonin në krevat shtrirë,
Ai të kërkon me sy,
Ne e gënjejme se je në Kosov ti...

Se detyra të ka kërkuar,
Mos e dhëntë zoti, mos Valoni të pret i malluar,
Coi haber se Vetoni është shëruar,
Dhe të dy jetën keni për të gëzuar...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari
Tirane 19/07/2015
















Mikes sime

Dedikuar :Gjevrie Esati

Nuk e di sa e tronditur jam,Më mirë mos të të kisha njohur ,Sa me hape këtë plagë.E më le të brengosur...

Bashke komunikuam,dhe endrën më tregove,Embëlsirën që hëngre ne gjumëvallë Valoni ta dërgonte?...

E pabesuar mu dukë kur Lucia më njoftoj,Kapa kokën me dy duarëe të rrahurat e zemrës për një moment më ndaloj,Ngela e hutuar para laptopit o miqt e mi.

Mirjeta (nusja e Vetonit ) më thoshte jep njoftimin për miken ti
C'pate Gjevrie që rrugën e preve ,Pse vrapoje nëpër Texsas që qirinjtë ti të ndizje,Ti kërkoje shpëtim për Vetonin që ke sëmurëPor ce do ora e zëzë për ty qe fatalitet...

O Valon ti su kënaqe që gjyshja të erdhi pranë,Apo do maman tënde të të mjekojë ato plage.Por jo more djalë për ty kishte një brengë,Se putha dote yllin tim o për të fundit herë...

Jo Gjevrie ti duhesh këtu e Vetonin të shërosh,Amanetin që i le Mirjetes që Vetonin të mjekoj,Dhe te varri i Valonit të cojë lule të freskta,Edhe kur të jetë dimër të mos i mungojë buqeta...

O moj mike c'më ke helmuar këtë ti se ke kuptuar,Kam plotë një muajë vargje te gëzuara s'kam shkruar,Dhe tani këto reshta që po publikojë,Zemëra ime e plagosur vetëm gjakë po kullonë...


Poezi Luljeta Gjosha PashollariTirane 18/07/2015