Thursday, February 18, 2016







 
LULJETA GJOSHA PASHOLLARI






LOTËT
E ZEMRËS





Poezi










Redaktor: Vullnet Mato
Kopertina: V.Mato
Arti grafik: Elida Caslli




BOTIMI I KËTIJ LIBRI U MUNDËSUA NGA ZONJA E NDERUAR
GJEVRIE ABDULLAU








© Të gjitha të drejtat botuese janë të autores.









Shtypur ne shtypshkronjën “Emal” Tiranë, 2015



LOT ZEMRE PËR DASHURI MADHËSHTORE

Më duhet të pohoj qysh në krye të herës, se në këtë përmbledhje poetike, kemi të bëjmë me një talent femëror, që zotëron një perceptim figurativ mjaft interesant për jetën, e cila i shpalos çiltërsisht ndjenjat e saj njerëzore, në disa dhjetëra poezi të thjeshta e të qarta për t’u kuptuar. Ajo i përcjell lexuesit tingujt e një poezie jo vetëm të çiltër, por edhe plot aromë jete, sidomos në paraqitjen e mbresave jetësore nga lidhjet e ngushta shpirtërore me ish bashkëshortin e saj, të ikur nga jeta para kohe si dhe përshkruan me ndjesi te holla hidhërimin e nënave të njohura për  fëmijët e humbur të tyre. Dhe këtë e bën me një lirizëm të ngrohtë e plot dhimbje, ku shpesh poezitë tingëllojnë me tingëllimet e vajeve të poetit të madh Çajupit, për Evgjeninë e tij të dashur. Luljeta Gjosha Pashollari vizaton mbresa që iu përgjigjen tablove të plota jetësore, me çaste intime familjare të paharruara për dashurinë e parë e kryesore në jetën e saj. Të rrugëtosh në poezinë e kësaj zonje, do të thotë të ndjesh se je një grua e pushtuar nga rënkimet dhe lotët e zemrës për një dashuri të madhe e të papërsëritshme për burrin, apo të afërmit e kthyer në yje. Kjo ndodh sidomos në pjesën e parë të librit të ndarë në katër kapituj. Ku një varg poezish, Luljeta ia ka kushtuar dy djemve të zonjës së nderuar kosovare Gjevrie Abdullau, të ikur nga jeta në lulen e rinisë, njëri në aksident, kurse tjetri nga një sëmundje e rendë e pashërueshme. Për të cilët, kjo nënë, kërkoi shpëtimin dhe sakrifikoj shumë brenda dhe jashtë vendit për rreth katër muaj e ca. Ky libër është botuar prej saj, për nder të tyre dhe autorja, ka shprehur aty ndjenjat e dhimbjes, nga një pozicion brenda e shpirtit të kësaj nëne madhështore:
“Hajdeni Valon e Veton,
Lëshoni rreze si gjithmonë,
Thoni mamit se bëtë shaka,
Mos ia lini shtëpinë pa një tra!...”
Ose vargjet në poezinë tjetër, kushtuar vetë zonjës Gjevrie:
“Ti s’e di sa e tronditur jam,
Më mirë mos të të kisha njohur ,
Sa më hape dhe mua plagë
E më le thellësisht të brengosur...”
Madje dua të nënvizoj një fakt shumë domethënës: poezia e kësaj poeteshe për burrin, merr vlera të epërme, kur mendon se ka shumë gra, të cilat, ende pa u ftohur shtrati bashkëshortor, kanë gati tjetrin, ose martohen brenda vitit. Ndryshe Luljeta, në poezitë e kësaj teme, lë të nënkuptohet, se për të ka vetëm një dashuri të madhe e të vërtetë në jetë, e cila nuk mund të harrohet, derisa njeriu të ketë frymën. Ju lutem lexojini këto vargje:
“Më mungon komunikimi që kishim të dy,
Më mungon fjala jote e ëmbël në telefon,
Më mungon aq sa ti nevojën time nuk ma di,
Me mungojnë pëshpërimat e zjarrta në dashuri.

Më mungon qenia jote, oh, sa më mungon,
Më mungon aq shumë, sa zjarri gjirin ma përvëlon,
Më mungon ëmbëlsia e shikimit të çiltër në ata sy,
Më mungon aq, sa s’di si ta shuaj zjarrin në gji...”
Por në librin e dytë të zonjës Luljeta ka edhe një kapitull të gjerë me poezi lirike për jetën dhe dashurinë:
“Vallëzo me mua, i dashur,
Mbështillmë me flakë të flakëruar,
Mes pishtarëve me dritë të artë,
Më mbaj të zjarrtë natës zgjuar.

Gjakun në deje të shkrijmë,
Nga muzika jone e preferuar,
Afrohu pranë meje i dashur.
Kur të kam në zemër shtrënguar.”
        Dhe ja një poezi kushtuar fëmijëve e nipërve, cilët ajo i ka në jetën e saj njerëzit më të vyer:
( Kushtuar mbesës Livia)
“Qershia mbi tortë, me je ti,
Stolisur gjithë nur e bukuri.
Kur linde ti, më shtove jetë,
S’është gënjeshtër, po e vërtetë.

Një ditë mos të shoh me sy,
Malli për ty më përvëlon sytë,
Të dua aq shumë, sa ti s’e di ,
Se je dashuria mbi gjithë dashuritë.”
Mes poezive lirike të shumta, gjenden edhe tema shoqërore aktuale të shkruara nga kjo autore:
“Ç’ka Kulla Eifel e pse po qan sot, me oi, oi,
Dëgjohen rënkime e britma të pafajshme nga ajri,
Ç’është e gjithë kjo urrejtje që popujt egërsisht i ndan.
Ç’është kjo dorë mizore që e kthen botën në kasaphanë?”
Si dhe poezi meditative që shpalosin dhe kredon e vetë poeteshës:
“E dua vargun të shkrepë si vetëtima,
Të djegë çdo krisje deri në rrënjë,
E dua vargun të rritet si fëmija,
Këmbadoras të ngjitet, çudira të bëjë...

E dua vargun, ashtu siç është jeta,
Se me të unë shpreh shpirtin tim,
E dua vargun ku të lulëzojë e vërteta,
Se për mua është bërë si ushqim.

E dua vargun, se plagët m’i mjekon,
E ma përshkruan siç e dua dashurinë,
E dua vargun se shpirtin ma qetëson,
E ty pranë meje të mban në kujtim…
Së fundi, duke mbyllur këto pak reshta për librin e dytë të zonjës Luljeta Gjosha Pashollari, duhet thënë se kjo poeteshë, karakterizohet nga një frymëzim dhe punë e pandalshme, për të publikuar poezitë e mirëpritura nga lexuesit dhe ngulmon pareshtur për rritjen e nivelit artistik të saj.

Vullnet Mato – shkrimtar, redaktor i librit.


Tuesday, February 2, 2016
















VALLËZO ME MUA MOJ E DASHUR...

Vallëzo me mua moj e dashur,
Në këto ditë të egra me stuhi,
Melodia e kitarës në të zbardhur, 
Gjakun fillon të ma shkri...

Afrohu pranë meje, moj bukuri
porsi një flutur krahëshkruar
dhe ëmbël bjeri violinës ti,
Muzikën tonë të preferuar...

Me nota të zjarrta dashurie fine...
nëpër mjegull lehtë më kalon,
flokët t’i merr era si tela violine,
Nga fërkimet e kordave që prodhon.

Melodinë e ëmbël në zemër më jeho,
nise udhëtimin në viset ku je ti,
si një fantazmë do të ndjek kudo,
Gjersa shpirti im të gjej qetësi...

POEZI LULJETA GJOSHA
 —

Wednesday, November 18, 2015













O MË E PAZËVENDËSUESHMJA, NËNË...
Sot e gjashte muaj u largove përjetë,
Por akoma mbi ne rreze lëshon...
Nuk të harrojmë sa te kemi jetë, 
O fanar ndriçues i rrugës sonë.
Për ne ti je gjithmonë e gjallë ,
e këshillat e tua i vëmë në jetë,
Jo vetëm unë, o nënë e dashur,
por të gjithë bashkë pesëmbëdhjetë...
M’u mbushën sytë me lot mallit,
ku një dokumentar ndiqja në Kosovë,
Midis pikturave nga dora e Sulejmanit,
Ti na përshëndesje me dorë!...
U përlota menjëherë, kur të pashë,
edhe qava padashur porsi çilimi,
për dorën e ngrohte ndjeva mall,
për dorën që më përkundi e më dha gji.
Nënë, fjala më e dashur në botë,
O më e pazëvendësueshmja ti,
Vijmë te mbushim vendin me kurorë,
E lotë pa reshtur pikojnë sytë e mi...
Poezi Luljeta Gjosha Pashollari

















PSE PO QAN SOT KULLA EIFEL

O ky fillim i nëntorit, vdekja ne qiell qarkulloi,
Kobi i zi jo vetëm Francën, po anembanë e mbuloi...
Ç’është kështu s’po kuptojmë, o miqtë i mi të mbarë, 
Jetën zoti na e ka dhenë, e vetëm ai duhet ta marrë...

Ç’ka Kulla Eifel e pse po qan sot, me oi, oi,
Dëgjohen rënkime e britma të pafajshme nga ajri,
Ç’është e gjithë kjo urrejtje që popujt egërsisht i ndan.
Ç’është kjo dorë mizore që e kthen botën në kasaphanë?

Fundi botës po afrohet, ndale dorën gjakësore ti, o Zot,
Gjithë javën ata kishin punuar e fundjavën e shijojnë mort.
Po ajo dora barbare jetën ua preu njerëzve në mes,
Kulla Eifel sot po qan e mbuluar ne zi, me napë të zezë.

Bashkë me të solidarizohet kudo i gjithë rruzullimi .
Pse o njerëz kaq urrejtje, kur emigrantët i strehoi shpëtimi,
A s’jeni ju bij nenash që në përbindësha jeni kthyer,
Pse mbillni vdekjen dhe hidhni në erë veten e vyer?

Mos vallë trurin ua shpëlajnë e u bëjnë kavie varfanjake?
Pse e përsëritët njëmbëdhjetë shtatori, e kullave binjake?
E ulërimat e nënave franceze i dëgjoi gjithë bota mbarë,
Ne një zot të përbashkët kemi, si katolik dhe myslimanë...

Nën një diell të gjithë ngrohemi, një hënë na bën dritë.
Stop dhunës e vdekjes të marshojmë të gjithë drejt mirësisë!
Ndalni luftën, o njerëz, se shkatërrimi botën do na mbulojë,
Dashuroni jetën e te ardhmen që kjo botë të lulëzojë !...
***********************************************************

POEZI LULJETA GJOSHA PASHOLLARI.

















ÇOHUNI LËSHONI REZE SI GJITHMONË!
DEDIKUAR -VETON & VALON ESATI

Përse dielli nuk po ndriçon,
retë përplasen me njëra-tjetrën, 
loti nga syri po pikon...
Pse duhej kjo tragjedi e tepërt?

U rreshtuan dy trima të rinj,
i kthyen krahët shtëpisë e shoqërisë,
dhe e lanë nënën me duar në gji...

Ku është parë e dëgjuar,
Dy male të zemëruar?
Pse kokën s’e mbajnë lart?
pse e mbyllën atë prag?...

Çohuni o ju trima të rinj,
çohuni jepini nënës një përqafim,
i thoni se po bëni shaka
Apo fati i zi mbi krye u ra?...

Çou Veton se te afruan të dyzetat,
ju pret në derë nënë shkreta,
Sytë e saj burim lëshojnë,
Britmat e saj jehona ushtojnë...

Si e bëtë zemrën gur,
Çohu ti Veton, or burrë,
Merre përdore Valonin e ri,
Hajdeni të dy në shtëpi!...

Hajdeni Valon e Veton,
Lëshoni reze si gjithmonë,
Thoni mamit se bëtë shaka,
Mos ia lini shtëpinë pa tra!...

POEZI LULJETA GJOSHA PASHOLLARI
















NDONËSE KY DIELL SOT KAQ ÇILTËR NDRIÇON...

Pranverë dita sot, pranverë ky fillim nëntori,
malet sikur qeshin e dimrin kundërshtojnë.
Kemi nevojë për pranverë në çdo skaj territori,
shumë njerëz njëri-tjetrin me kokë salutojnë...

Dikush nxiton për në punë, të tjerë në detyra rutine,
syri im i mprehte vrojton gjithë lëvizjet me vërejtje,
fiksoj pak fytyra të qeshura, e më tepër trishtime,
disa kalojnë rrugës të menduar, disa flasin me vete...

Rropatemi në jetë të rëndë, ndonëse jemi populli më i zgjuar,
përse më shumë në sytë e njerëzve të endet trishtimi?...
Udhëtoj drejt Shkodrës, për drejtësi rrugëve kam nxituar,
por ç'e do s’po e gjej sot e katërmbëdhjetë vite shpenzimi.

Drejtësia në duar të shumë njerëzve të korruptuar ka rënë.
Ndonëse ky diell sot kaq çiltër mbi tokën tonë po ndriçon,
Nuk i ngroh dot shpirtrat e popullit të vuajtur e të pangrënë,
Sepse s’na lënë të gëzojmë jetën, kusarët e lumturisë sonë...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari














PSE MALET ULËN KOKËN

Dedikuar Veton e Valon Esati

Pse malet kokën ulën,e rrufeja gjëmoj shumë,
Pse rrëket gurgullojnë edhe nuk kanë gjumë,
Pse fati goditi keq e shkretojë një shtëpi,
Dua nga ju një përgjigje ,nga ju o miqtë e mi...

O c'më dëgjuan veshët sa hapa sytë,
Një djalë i ri ndroi jete,e haber nuk coi,
Nënë zezën e përvëloi,shkatroi e sytë ja qoroj,
Zemrës së plagosur koren ja zbuloj...

O zot ,o zot ku je fëshehur ti,
A më dëgjonë e lotët mi thaje tani,
Sa hapa sytë në mengjez,c'më dgjuan këto vesh,
Pse moj vdekje u tregove kaq e pa besë ...

Pse Gjevrie s'më njoftove, për këtë mynxyrë që të ra
Edi që mëndja të është prishur, e të shkonë vërdall
Si zogë shtegëtar do fluturoja, e pranë do t'të qëndroja,
E si një bilbilë do të lgjëroja e me ty do vajtoja...

Moj rrufe që qiellin ndanë, goditja jote përvëlon gjithëcka,
Pse godite dy herë atje e triminë e dytë shtrive për dhe,
Pse s'mendove pak ,e shkretove atë pragë,
E nënë zezën e le në mes te shtëpisë me duar në gji , e sytë lartë...

Pse se godite dhe atë, e te hapje një gropë,
Me dy engjëjt e sajë e ti bëshë tok ,
Pse e le të provojë këtë dhimbje që se mbanë asnji,
Pse plagën ja thellove, që Valoni la aty...

Pse Valon se ndale dorën ,e vëllan pranë kërkove?
Po për mama zezën si nuk mendove, pse atë e harove ?
Pse o birë ajo se ka ditur që ju të dy engjëj ishit,
Këtë helmë kaq të rëndë njeri se mbanë dotë,
E mjera mikja ime do kalojë jetën ,që i ka mbetur me lotë....

Pse-n asnjë se ka zgjidhur por kështu është shkruar fati,
Mike dashur e di që zemra gjakë të pikon ,te koka e djalit,
Lutesh e kërkon kush ta solli këtë fatë të zi,
Ditën që ke lindur zoti e shkroi per ty.

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari