Wednesday, November 18, 2015

















NDONËSE KY DIELL SOT KAQ ÇILTËR NDRIÇON...

Pranverë dita sot, pranverë ky fillim nëntori,
malet sikur qeshin e dimrin kundërshtojnë.
Kemi nevojë për pranverë në çdo skaj territori,
shumë njerëz njëri-tjetrin me kokë salutojnë...

Dikush nxiton për në punë, të tjerë në detyra rutine,
syri im i mprehte vrojton gjithë lëvizjet me vërejtje,
fiksoj pak fytyra të qeshura, e më tepër trishtime,
disa kalojnë rrugës të menduar, disa flasin me vete...

Rropatemi në jetë të rëndë, ndonëse jemi populli më i zgjuar,
përse më shumë në sytë e njerëzve të endet trishtimi?...
Udhëtoj drejt Shkodrës, për drejtësi rrugëve kam nxituar,
por ç'e do s’po e gjej sot e katërmbëdhjetë vite shpenzimi.

Drejtësia në duar të shumë njerëzve të korruptuar ka rënë.
Ndonëse ky diell sot kaq çiltër mbi tokën tonë po ndriçon,
Nuk i ngroh dot shpirtrat e popullit të vuajtur e të pangrënë,
Sepse s’na lënë të gëzojmë jetën, kusarët e lumturisë sonë...

Poezi Luljeta Gjosha Pashollari

No comments:

Post a Comment