LULJETA GJOSHA PASHOLLARI
LOTËT
E
ZEMRËS
Poezi
Redaktor: Vullnet
Mato
Kopertina: V.Mato
Arti grafik: Elida
Caslli
BOTIMI I KËTIJ LIBRI U MUNDËSUA NGA ZONJA E NDERUAR
GJEVRIE ABDULLAU
© Të gjitha të
drejtat botuese janë të autores.
Shtypur ne shtypshkronjën “Emal” Tiranë, 2015
LOT ZEMRE PËR DASHURI MADHËSHTORE
Më duhet të pohoj qysh në krye të herës, se në këtë
përmbledhje poetike, kemi të bëjmë me një talent femëror, që zotëron një
perceptim figurativ mjaft interesant për jetën, e cila i shpalos çiltërsisht
ndjenjat e saj njerëzore, në disa dhjetëra poezi të thjeshta e të qarta për t’u
kuptuar. Ajo i përcjell lexuesit tingujt e një
poezie jo vetëm të çiltër, por edhe plot aromë jete, sidomos në paraqitjen e mbresave jetësore nga
lidhjet e ngushta shpirtërore me ish bashkëshortin e saj, të ikur nga jeta para
kohe si dhe përshkruan me ndjesi te holla hidhërimin e nënave të njohura
për fëmijët e humbur të tyre. Dhe këtë e
bën me një lirizëm të ngrohtë e plot dhimbje, ku shpesh poezitë tingëllojnë me
tingëllimet e vajeve të poetit të madh Çajupit, për Evgjeninë e tij të dashur.
Luljeta Gjosha Pashollari vizaton mbresa që iu
përgjigjen tablove të plota jetësore, me çaste intime familjare të paharruara
për dashurinë e parë e kryesore në jetën e saj. Të rrugëtosh në poezinë e kësaj
zonje, do të thotë të ndjesh se je një grua e pushtuar nga rënkimet dhe lotët e
zemrës për një dashuri të madhe e të papërsëritshme për burrin, apo të afërmit
e kthyer në yje. Kjo ndodh sidomos në pjesën e parë të librit të ndarë në katër
kapituj. Ku një varg poezish, Luljeta ia ka kushtuar dy djemve të zonjës së
nderuar kosovare Gjevrie Abdullau, të ikur nga jeta në lulen e rinisë, njëri në
aksident, kurse tjetri nga një sëmundje e rendë e pashërueshme.
Për të cilët, kjo
nënë, kërkoi shpëtimin dhe
sakrifikoj shumë brenda dhe jashtë vendit për rreth katër muaj e ca. Ky libër
është botuar prej saj, për nder të tyre dhe autorja, ka shprehur aty ndjenjat e dhimbjes, nga një pozicion brenda e shpirtit të
kësaj nëne madhështore:
“Hajdeni Valon e Veton,
Lëshoni rreze si gjithmonë,
Thoni mamit se bëtë shaka,
Mos ia lini shtëpinë pa një tra!...”
Lëshoni rreze si gjithmonë,
Thoni mamit se bëtë shaka,
Mos ia lini shtëpinë pa një tra!...”
Ose vargjet në poezinë tjetër,
kushtuar vetë zonjës Gjevrie:
“Ti s’e di sa e
tronditur jam,
Më mirë mos të të
kisha njohur ,
Sa më hape dhe mua plagë
E më le thellësisht të
brengosur...”
Madje dua të nënvizoj një
fakt shumë domethënës: poezia e kësaj poeteshe për burrin, merr vlera të
epërme, kur mendon se ka shumë gra, të cilat, ende pa u ftohur shtrati bashkëshortor,
kanë gati tjetrin, ose martohen brenda vitit. Ndryshe Luljeta, në poezitë e
kësaj teme, lë të nënkuptohet, se për të ka vetëm një dashuri të madhe e të
vërtetë në jetë, e cila nuk mund të harrohet, derisa njeriu të ketë frymën. Ju
lutem lexojini këto vargje:
“Më mungon komunikimi që kishim të dy,
Më mungon fjala jote e ëmbël në telefon,
Më mungon aq sa ti nevojën time nuk ma di,
Me mungojnë pëshpërimat e zjarrta në dashuri.
Më mungon qenia jote, oh, sa më mungon,
Më mungon aq shumë, sa zjarri gjirin ma përvëlon,
Më mungon ëmbëlsia e shikimit të çiltër në ata sy,
Më mungon aq, sa s’di si ta shuaj zjarrin në gji...”
“Më mungon komunikimi që kishim të dy,
Më mungon fjala jote e ëmbël në telefon,
Më mungon aq sa ti nevojën time nuk ma di,
Me mungojnë pëshpërimat e zjarrta në dashuri.
Më mungon qenia jote, oh, sa më mungon,
Më mungon aq shumë, sa zjarri gjirin ma përvëlon,
Më mungon ëmbëlsia e shikimit të çiltër në ata sy,
Më mungon aq, sa s’di si ta shuaj zjarrin në gji...”
Por
në librin e dytë të zonjës Luljeta ka edhe një kapitull të gjerë me poezi
lirike për jetën dhe dashurinë:
“Vallëzo me mua, i dashur,
Mbështillmë me flakë të flakëruar,
Mes pishtarëve me dritë të artë,
Më mbaj të zjarrtë natës zgjuar.
Gjakun në deje të shkrijmë,
Nga muzika jone e preferuar,
Afrohu pranë meje i dashur.
Kur të kam në zemër shtrënguar.”
Dhe ja një poezi kushtuar fëmijëve e nipërve, cilët ajo i ka në jetën e saj njerëzit më të vyer:
Mbështillmë me flakë të flakëruar,
Mes pishtarëve me dritë të artë,
Më mbaj të zjarrtë natës zgjuar.
Gjakun në deje të shkrijmë,
Nga muzika jone e preferuar,
Afrohu pranë meje i dashur.
Kur të kam në zemër shtrënguar.”
Dhe ja një poezi kushtuar fëmijëve e nipërve, cilët ajo i ka në jetën e saj njerëzit më të vyer:
( Kushtuar mbesës Livia)
“Qershia mbi tortë, me je ti,
Stolisur gjithë nur e bukuri.
Kur linde ti, më shtove jetë,
S’është gënjeshtër, po e vërtetë.
Një ditë mos të shoh me sy,
Malli për ty më përvëlon sytë,
Të dua aq shumë, sa ti s’e di ,
Se je dashuria mbi gjithë dashuritë.”
“Qershia mbi tortë, me je ti,
Stolisur gjithë nur e bukuri.
Kur linde ti, më shtove jetë,
S’është gënjeshtër, po e vërtetë.
Një ditë mos të shoh me sy,
Malli për ty më përvëlon sytë,
Të dua aq shumë, sa ti s’e di ,
Se je dashuria mbi gjithë dashuritë.”
Mes poezive lirike të shumta, gjenden edhe tema shoqërore
aktuale të shkruara nga kjo autore:
“Ç’ka Kulla Eifel e pse po qan sot, me oi,
oi,
Dëgjohen rënkime e britma të pafajshme nga ajri,
Ç’është e gjithë kjo urrejtje që popujt egërsisht i ndan.
Ç’është kjo dorë mizore që e kthen botën në kasaphanë?”
Dëgjohen rënkime e britma të pafajshme nga ajri,
Ç’është e gjithë kjo urrejtje që popujt egërsisht i ndan.
Ç’është kjo dorë mizore që e kthen botën në kasaphanë?”
Si
dhe poezi meditative që shpalosin dhe kredon e vetë poeteshës:
“E dua vargun të shkrepë si
vetëtima,
Të djegë çdo krisje deri në rrënjë,
E dua vargun të rritet si fëmija,
Këmbadoras të ngjitet, çudira të bëjë...
Të djegë çdo krisje deri në rrënjë,
E dua vargun të rritet si fëmija,
Këmbadoras të ngjitet, çudira të bëjë...
E dua vargun, ashtu siç është jeta,
Se me të unë shpreh shpirtin tim,
E dua vargun ku të lulëzojë e vërteta,
Se për mua është bërë si ushqim.
E dua vargun, se plagët m’i mjekon,
E ma përshkruan siç e dua dashurinë,
E dua vargun se shpirtin ma qetëson,
E ty pranë meje të mban në kujtim…
Së fundi, duke mbyllur këto pak reshta për librin e dytë të zonjës
Luljeta Gjosha Pashollari, duhet thënë se kjo poeteshë, karakterizohet nga një
frymëzim dhe punë e pandalshme, për të publikuar poezitë e mirëpritura nga
lexuesit dhe ngulmon pareshtur për rritjen e nivelit artistik të saj.
Vullnet
Mato – shkrimtar, redaktor i librit.
No comments:
Post a Comment